Ndeshja midis Standard Liège dhe Antwerp në Ligën e Parë të Belgjikës (Jupiler Pro League) u ndërpre pasi një gotë plastike e zbrazët, e hedhur nga tribuna, goditi gjyqtarin.
Në një deklaratë nga Jupiler Pro League thuhet se gjatë ndeshjes së javës së 11-të, ku Standard Liège priti Antwerpin, gjyqtari Lothar D’hondt e ndaloi lojën në minutën e 88-të për shkak të “sjelljeve të vazhdueshme të papërshtatshme” nga tifozët vendas, transmeton klankosova.tv.
Në deklaratë shtohet:
''Ndeshja e ndërprerë do të rifillojë, sipas rregullave të Pro League, të hënën më 20 tetor, në orën 15:00, pa praninë e tifozëve. Prandaj, për minutat e mbetura (koha e rregullt + shtesa), nuk do të lejohet asnjë spektator dhe ndeshja do të vazhdojë me avantazhin 1–0 të Standard Liège''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.