Një prej performancave më të njohura televizive të zhanrit granç, është padyshim ajo e bendit Nirvana në MTV më 1993.
Ndërkaq tani, kitara me të cilën lideri i grupit, Kurt Cobain, kishte performuar atëbotë do të dalë në ankand me shifrën shartuese prej 1 milion dollarësh.
Kitara e modelit Martin D-18E (1959) do të përfshihet në kuadër të shitjeve të “Ikonave të Musikës” në shtëpinë e famshme të ankandit, Julien’s Auctions më 19 dhe 20 mars.
Ankandi do të realizohet online, ndërkaq përmes një deklarate, shefi ekzekutiv i Julien’s Auctions, ka thënë se kjo kitarë e rëndësishme e ka fituar vendin e merituar në hisotrinë e rokenrollit si instrumenti i luajtur nga njëri prej muzikantëve më me ndikim të rokut, në njërën prej performancave më të kujtueshme LIVE të të gjitha kohërave”.
https://www.youtube.com/watch?v=4dcIPGzxsl8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.