Rajoni i Tras os Montes në Portugali, që në shqip do të thotë “pas maleve” është i njohur për fshatrat në të cilët jetojnë nga më pak se dhjetë banorë.
Në këto fshatra të vogla kryesisht jetojnë njerëz më të moshuar, pasi të rinjtë e kanë lënë vendin, në kërkim të një jetë më të mirë.
Pra banorët atje vazhdojnë të njëjtën mënyrë të jetesës, sikurse bënin gjyshërit e tyre ndër vite, transmeton Klan Kosova
Anën e “pas maleve” nuk e ka prekur akoma teknologjia, madje atje edhe televizorët apo telefonat celularë janë një gjë shumë e rrallë.
Njerëzit mbijetojnë kryesisht nga prodhimi bujqësor dhe blegtoria.
Gjatë dimrit, këta njerëz të moshuar kalojnë ditë ose javë pa dalë nga shtëpia për shkak të të ftohtit. Por pengesa më e madhe me të cilën ata duhet të merren në baza ditore është vetmia, transmeton Klan Kosova.
Ricardo Ramos i cili bën edhe punën e fotografit, ka vizituar këtë njerëz dhe ka bërë disa shkrepje të jashtëzakonshme që tregojnë më shumë për jetën e këtyre njerëzve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.