Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, sonte nga ora 19:00 mbahet koncerti solemn i Korit dhe Orkestrës “Prenk Jakova”, nën drejtimin e dirigjentes Lirjona Sylejmani, në kuadër të jubileut të 75-vjetorit të themelimit të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”.

Koncerti, përveçse shënon një moment historik për këtë institucion, poashtu i paraprin edhe tri prezantimeve ndërkombëtare në Kroaci dhe Slloveni, një hap ky i rëndësishëm drejt promovimit të artistëve të rinj dhe shkëmbimit kulturor jashtë vendit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.