KB Prishtina ka bërë të ditur sot se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Michalis Kakiouzis.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, vendimi për ndarjen e rrugëve është marrë për arsye familjare, ndërsa nga sot Kakiouzis nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik të bardhekaltërve.
Klubi prishtinas ka falënderuar trajnerin grek për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe korrektësinë e treguar gjatë gjithë angazhimit me ekipin.
Në përmbyllje, KB Prishtina i ka uruar Michalis Kakiouzis shëndet të plotë, suksese të mëtejshme dhe çdo të mirë në vazhdim të karrierës profesionale dhe jetës personale.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.