Shkencëtarë nga Londra kanë zbuluar një lidhje midis ndotjes së ajrit dhe ashpërsisë së sëmundjeve mendore.
Për ta bërë këtë, studiuesit kanë analizuar të dhëna nga rreth 13 mijë njerëz nga kryeqyteti britanik, të cilët po trajtoheshin për sëmundje mendore.
Autorët e studimit zbuluan se edhe me një rritje relativisht të vogël të niveleve të oksidit nitrik, nevoja për trajtim u rrit me rreth 30 përqind pas një viti, shkruan Deutschlandfunk, përcjell Klankosova.tv
Hulumtimi nuk vërteton se oksidet e nitrogjenit janë shkaku i sëmundjeve mendore. Megjithatë, sipas studiuesve, ekziston një lidhje e mundshme biologjike: Ndotësit e ajrit mund të shkaktojnë inflamacion në trup, i cili nga ana tjetër mund të jetë një faktor që ndikon në sëmundjet mendore.
Studimet e mëparshme kanë treguar tashmë se ata që jetojnë në një zonë me cilësi të dobët të ajrit mund të kenë një rrezik më të lartë të skizofrenisë dhe depresionit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.