Merkato në NBA ka nisur të marrë formë.
Që prej 1 korrikut shumë basketbollistë cilësorë janë shndërruar në lojtarë të lirë, dhe janë vënë në kërkim të destinacioneve të reja.
I pari nga emrat e mëdhenj që e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij është DeAndre Jordan.
26 vjeçari i cili nuk rinovoi me Los Angeles Clippers ka zyrtarizuar kalimin e tij te Dallas Mavericks.
Mes kalifornianëve dhe teksanëve ishin këta të fundit ata që buzëqeshën sepse DeAndre Jordan ose Shaq O’Neil i ri siç kanë filluar ta quajnë në Dallas për shkak të fizikut të tij, firmosi një kontratë 4 vjeçare me Mavericks nga e cila do të përfitojë në total 80 milionë dollarë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.