E shtuna e NBA-së vjen më herët dhe me një orar shumë më të përshtatshëm për të gjithë fansat kosovarë të basketbollit.
21:30 PHILADEPHIA - MILWAUKEE ART SPORT 1
Philadelphia e njërit prej kandidatëve kryesor për MVP, Joel Embiid sfidon këtë vikend MVP-në e fundit, Giannis Antetokoumpon dhe skuadrën e tij të Milwaukee Bucks.
Kjo ndeshje fillon nga ora 21:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Aktualisht, 76ers janë të parët në konferencën lindore me 39 fitore dhe 20 disfata. Një fitore në këtë duel do ia siguronte pjesëmarrjen në playoff.
Nga ana tjetër Milwaukee janë të tretët në po të njëjtën konferencë dhe me një triumf eventual do t'i afroheshin kreut. Bucks për momentin kanë 36 fitore dhe 22 disfata.
215-të janë ndeshjet e sezonit të rregullt që këto dy skuadra kanë zhvilluar me njëra-tjetrën, teksa nga to 102 janë fitoret e Philadelphias dhe 113 të Milwaukees.
Philadelphia, 5-shja e mundshme startuese: Simmons, Curry, Green, Harris, Embiid
Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese: Holiday, DiVicenzo, Middleton, Antetokounmpo, Lopez
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.