Me lehtësim të masave ndaj koronavirusit është shtuar edhe interesimi që nga dalja në restaurante deri te kalimi i kohës kualitative me shokë dhe familje. Një gjë që duhet të ketë rëndësi të madhe janë edhe përqafimet.
Nga sot anglezët do të lejohen që të përqafojnë familjen dhe shokët, derisa një vendim të tillë mbi lejimin e kontakteve fizike pritet që shumë shpejt ta bëjnë edhe vendet e tjera, shkruan The Indepedent.
Psikologu Marc Hekster tha se kontakti fizik është i një domethënie të madhe për t`u qetësuar, transmeton Klan Kosova
"Fakti që do të ketë deklaratë nga Kryeministri për të konfirmuar se njerëzit mund të përqafohen përsëri, tregon qartë domethënien sociale dhe psikologjike të heqjes së këtij impulsi njerëzor primitiv për tu lidhur dhe qetësuar”.
Nga ulja e vetmisë në përmirësimin e vetëvlerësimit, këto janë disa nga mënyrat në të cilat përqafimi mund ta rrisë shëndetin tuaj mendor dhe fizik.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) mblodhi të dhëna nga 3 prilli deri më 3 maj 2020, gjatë bllokimit të parë dhe 30,9% e njerëzve thanë se 'mirëqenia e tyre afektuar duke u ndjerë të vetmuar në shtatë ditët e fundit'.
Përqafimi mund të luajë rol në luftimin e vetmisë.
Mund të ndihmojë në luftimin e ankthit, pasi që vetmia lidhet ngushtë me shfaqjen e ankthit dhe depresionit. Andaj, përqafimet mund të ndihmojnë mjaft ushqyes dhe shërues në luftimin e ankthit dhe depresionit.
Përqafimet kanë edhe përfitime fizike
Përqafimet gjithashtu kanë potencialin që të ndikojnë pozitivisht në shëndetin fizik. Një studim i botuar në Psikologjinë Biologjike sugjeroi që gratë që merrnin përqafime të shpeshta kishin presion të ulët të gjakut dhe nivele më të larta të oksitocinës (i njohur si hormoni i dashurisë).
Përqafimet të mbrojnë nga sëmundjet
Një studim tjetër nga Universiteti Carnegie Mellon tha se përqafimet mund të na ndalojnë të sëmuremi.
Studiuesi kryesor i Universitetit Carnegie Mellon, Sheldon Cohen tha se personat të cilët marrin shumë përqafime gjatë ditës ka shumë gjasë që të mbrohen prej infeksionit dhe të ofron ndjesinë e mbrojtjes dhe vetëbesimit, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.