Kanë përfunduar katër ndeshjet e zhvilluara sot të Superligës së Kosovës në futboll.
Drenica ka triumfuar në shtëpi me rezultat minimal ndaj Prishtinës së Re me golin e minutës së 79-të, duke i fituar pikët e para të plota në këtë stinor.
Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Ballkani në udhëtim te Ferizaj me rezultat 1:3, ku suharekasit po ashtu morën pikët e para të plota pas tri xhirove, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa Gjilani ka arritur ta mposht Prishtinës me rezultat 3:1, duke ia shkaktuar kështu humbjen e parë kreut të tabelës.
Kurse, Malisheva nuk po arrin të këndellet assesi, pasi e ka regjistruar humbjen e radhës duke u mposhtur nga Dukagjini me rezultat minimal 0-1.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.