Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 5-0, ndaj Royal Antwerpit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Dy gola realizoi Jao Felix, një tjetër Robert Lewandwoski, dhe Gavi, teksa Bataille, shënoi autogol.
Kështu Barcelona prin në grupin H, me tri pikë nga një ndeshje.
Ndërsa në Grupin E, Feyenoordi e ka mposhtur Celticun me shifrat 2-0.
Stengs dhe Jahanbashkhsh ishin në mesin e golashënuesve të skuadrës holandeze.
Feyenoordi udhëheqë me këtë grup me tri pikë, po aq sa ka edhe Atletico Madridi në vendin e dytë.
Ndërkohë, Lazio ka barazuar me Atletico Madridin, në frymën e fundit.
Golin e parë e realizoi Barrios për Atleticon në minutën e 29’, ndërsa golin e barazimit e shënoi portieri i Lazios, Provedel në minutën 95’.
Manchester City përmbysi rezultatin ndaj Crvena Zvezdës, duke fituar 3:1.
O Bukari tronditi kampionin në fuqi të Evropës në minutën e 45-të duke kaluar mysafirët në avantazh.
Mirëpo, Julian Alvarez në minutën e 47-të dhe të 60-të, dhe Rodri në të 73-tën u përkujdesën për remontadën e Qytetarëve.
Edhe Paris Saint-Germain e mundi Borussia Dortmundin, duke ngadhënjyer 3:0.
Kylian Mbappe, 49’, Achraf Hakimi, 58’, ishin dy realizatorët për parisienët.
Porto po ashtu fitoi me epërsi dygolëshe si mysafir i Shakhtar Donetskut, 1:3.
Galeno, 8’ dhe 15’, Mehdi Taremi në të 29-tën u përkujdesën për triumfin e portugezëve.
Në anën tjetër, Kevin Kelsy e shënoi golin e vetëm për skuadrën ukrainase.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.