Boston Celtics dhe Brooklyn Nets e zbardhin mëngjesin e së shtunës në platformën Artmotion me një duel shumë interesant mes tyre që pritet edhe t’i sqarojë gjërat në konferencën lindore.
Kjo përballje do të fillojë nga ora 01:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Aktualisht Brooklyn Nets ndonëse me lëndime të mëdha dhe mungesa të shumta prapë se prapë po mbajnë pozitën e dytë në renditje me 39 fitore dhe 19 disfata, kurse në anën tjetër në 58 ndeshje të luajtura Bostoni ka arritur vetëm 31 fitore dhe ka 27 disfata duke mos qenë akoma e sigurtë në pozitat e playoff-it dhe duke rrezikuar edhe më tutje të paraqitet në play-in.
Kujtojmë që ky sezon në NBA do të ketë 72 ndeshje për secilën skuadër, teksa më pas do të shkohet në fazën e playoffit.
Të gjitha ndeshjet më të mira të çdo nate po transmetohen live dhe ekskluzivisht në platformën Artmotion.
Boston, 5-shja e mundshme startuese:
Walker, Brown, Tatum, Thompson, Wagner
Brooklyn, 5-shja e mundshme startuese:
Irving, Shamet, Harris, Green, Jordan
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.