Galatasaray po avancon me dy gola diferencë ndaj Tottehamit, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa League.
Turqit kaluan të parët në epërsi që në minutën e gjashtë me Yunus Akgun, por anglezët shpejt u kthyen në lojë, duke barazuar 13 minuta më vonë, me anë të Will Lankshear, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë vendasit vazhduan ta kërkojnë golin e dytë, të cilin e gjeti super nigeriani Victor Osimhen në minutën e 31-të.
I njejti fubollist e dyfishoi avantazhin, duke shënuar sërish pas shtatë minutave.
Në tri ndeshjet parprake, Galatasaray fitoi dy takime dhe barazoi një, kurse Tottenham mori maksimumin e pikëve, me tri triumfe radhazi, njofton Klankosova.tv.
Ky super duel po transmetohet direkt në platformën Art Motion, në kanalin e parë të RTK-së
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.