Ylli po mposhtet nga Peja me dy pikë epërsi në pjesën e parë të ndeshjes së tretë të Play-Offit me rezultat 43:45.
Suharekasit u treguan më të mirë në çerekun e parë, në të cilin triumfuan me shtatë pikë më shumë se pejanët, 28:21.
Por në periodën e dytë gjërat ndryshuan, pasi Peja arriti që ta kthente rezultatin duke fituar me nëntë pikë më tepër, 15:24.
Më i miri deri më tani është basketbollisti i Yllit, Nesbitt, i cili realizoi 12 pikë, katër kërcime e tri asistime, ndërsa te Peja u dallua Toëns me 11 pikë, një kërcim e tri asistime.
Ndeshjen mes Yllit dhe Pejës mund ta ndiqni në kanalin Sport 3 të platformës më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.