Kombëtarja shqiptare po i vazhdon përgatitjet për ndeshjen e madhe që do ta zhvillojë kundër Serbisë, më 11 tetor.
Sot, "Kuqezinjtë", e zhvilluan stërvitjen e dytë me radhë.
Por, para përballjes së 11 tetorit dhe miqësores me Jordaninë, skuadrës së Sylvinhos i dolën disa telashe.
Braziliani u detyrua të bënte disa ndryshime në listëm e futbollistëve, transmeton Klankosova.tv.
Pas largimit nga grumbullimit të Ardian Ismajlit dhe Adrion Pajazitit, trajneri ka vendosur ta ftojë Nazmi Gripshin e Astanas.
Gripshi ftohet për herë të parë te kombëtarja e Shqipërisë, me mesfushorin që do t’i bashkohet pjesës tjetër të lojtarëve gjatë ditës së nesërme.
Ai për një periudhë të karrierës së tij luajti te Ballkani, para transferimit në Kazakistan tek Astana.
Gjatë këtij sezoni, mesfushori ka arritur të shënojë 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime./Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.