Ndeshja futbollistike ndërmjet Spanjës dhe Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës më 31 mars.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Spanjës në faqen e saj zyrtare, njofton Klan Kosova.
Kjo ndeshje i takon Grupit B eliminator, të cilin e përbëjnë edhe Suedia, Gjeorgjia e Greqia.
Po ashtu, Spanja ka bërë të ditur se ndeshjen e parë të këtyre eliminatoreve kundër Greqisë (25 mars) do ta zhvillojë në stadiumin “Los Carmenes” të Granadas.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.