Playoffi i NBA vazhdon transmetimet në platformën numër një, njëkohësisht adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, Artmotion.
Ndeshja që e nis këtë javë të re do jetë ajo mes LA Clippers dhe Dallas Mavericks që zhvillohet në palestrën e këtyre të fundit "American Airlines Center" duke filluar nga ora 03:30 e mëngjesit dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Dallas Mavericks vazhdojnë ta kenë epërsinë në këtë seri, pasi udhëheqin me dy fitore krahas një të kundërshtarëve të Los Angelos Clippers.
Do na mbetet të zbulojmë mëngjesin e së hënës se a do bëjnë një hap të madh drejt gjysmëfinaleve të perëndimit skuadra e magjikut, Luka Donçiq apo Clippersat e dyshes George-Leonard do barazojnë në 2:2 serinë.
Dallas, 5-shja e mundshme startuese:
Donçiq, Hardaway, Richardson, Porzingis, Kleber
Clippers, 5-shja e mundshme startuese:
Rondo, George, Leonard, Morris, Zubac
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.