Lionel Messi, po tregohet i jashtëzakonshëm në paraqitjet e tij në MLS.
Messi i realizoi sërish dy gola në fitoren e Inter Miamit kundër Nashville.
Ai në pesë ndeshjet e fundit i ka shënuar plot 10 gola, transmeton Klankosova.tv.
Në 16 ndeshjet e këtij edicioni, fituesi i tetëfisht i "Topit të Artë", i ka 16 gola dhe 6 asistime.
Edhe pse 38 vjeçar, argjentinasi është në formë tejet të lartë.
Nga shumëkush, Lionel Messi, po konsiderohet "jo normal", transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.