Ndeshja miqësore e basketbollit në mes të Dinamo Odessa dhe Ternopil në Ukrainë, nuk ka përfunduar siç është më së miri.
E gjitha kjo pasi basketbollistët e dy skuadrave janë përfshirë në një përleshje masive fizike në mes vete, njofton Klan Kosova.
Një nga lojtarët e Odessas mori një goditje nga njëri prej kundërshtarëve, duke bërë që e gjitha të eskalojë në dhunë fizike.
Disa nga akterët në fushë tentuan të qetësojnë situatën e krijuar, përderisa një basketbollist i huaj i Odessas, ishte cak i kundërshtarëve të cilët e ndiqnin në palestër.
https://www.youtube.com/watch?v=rzov8XA2c2Q&feature=emb_title
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.