Klubi i Basketbollit Bashkimi ka njoftuar se ndeshja e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup do të zhvillohet kundër skuadrës KK Cibona në Zagreb, më 16 tetor 2025.
Sipas njoftimit të klubit prizrenas, për shkak të rrethanave aktuale me palestrën në Prizren, ekipi nuk do të mund ta zhvillojë këtë takim në shtëpi, prandaj ndeshja do të luhet në kryeqytetin kroat.
Në komunikatën e publikuar, Bashkimi ka falënderuar klubin Cibona për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të ofruar palestrën e tyre për zhvillimin e ndeshjes.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.