Burt Reynolds, ikonë e Hollywoodit në vitet e 70-ta dhe kandidati i Oskarit, ka vdekur në moshën 82 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Sipas UsWeekly, ai vdiq në një spital Florida pas një sulmi në zemër.
Aktori i shumë filmave kishte bërë një operacion në zemër në vitin 2010, i cili kishte rezultuar me sukses.
82 vjeçari u bë i famshëm përmes filmit Deliverance të vitit 1972, dhe gjithashtu luajti në filmat Smokey dhe Bandit, Boogie Nights dhe Run Cannonball.
Reynolds lindi në Lansing, Michigan, më 11 shkurt, 1936.
Ai u paraqit nudo në revistën Cosmopolitan në prill të vitit 1972.

Aktori ishte martuar dy herë, së pari me Judy Carne dhe më pas me Loni Anderson.
Përkundër dy martesave, dashuria e vërtetë e tij ishte partnerja në filmin e karrierës së tij, “Smokey and the Bandit”, Field.
https://www.youtube.com/watch?v=2S-QW1nHpGQ
https://www.youtube.com/watch?v=at-gOm93fZg
https://www.youtube.com/watch?v=o7xKNk9trdw
https://www.youtube.com/watch?v=5zzYEi38mhU