Fituesi i çmimit Pulitzer, Neil Simon ka vdekur në moshën 91 vjeçare.
Neil Simon, dramaturg dhe skenarist, njihet për komeditë “The Odd Couple”, “Barefoot in the Park”, “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memorials”, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Gjatë karrierës, Simon ka shkruar më shumë se 30 shfaqje dhe është konsideruar si mjeshtër i komedisë.
Njëherësh, ai i ka shkruar skenarët e po aq filmave, shumica prej të cilëve kanë qenë adaptime të shfaqjeve të tij teatrale.
Shfaqjet e tij kanë marrë 17 nominime për çmimin Tony.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.