25.09.2016 · përditësuar para 3580 dite1 min lexim
Autori i veprave që dikush i krahason me ato të Pikasos nuk jeton më.
Gjelosh Gjokaj ndërroi jetë të dielën në moshën 83-vjeqare në një spital të Bayernit, njofton Klan Kosova.
Sëmundja e rëndë që e kishte piktori e mundi atë. Por, la mbrapa vetes mbi tre mijë vepra arti në pikturë e grafikë.
Lajmi për vdekjen e tij, i la të pikëlluar shumë artistë kosovarë që e cilësojnë si një figurë të rëndësishme jo vetëm shqiptare.
E ekspozitën që Mulliqi e Gjokaj do ta hapnin pas disa ditëve, tani do ta bëjë pa “Pikason e Ballkanit”
E piktorja Zake Prelvukaj ashtu si Luan Mulliqi tregonë se si Gjokaj nuk e kishte harruar vendlindjen e tij.
Prelvukaj shtoi se Gjelosh Gjokaj ka qenë frymëzim i saj se si ajo e sheh pikturën dhe se këtë frymëzim do ta mbajë gjithmonë jo vetëm ajo por shumë artistë të rinj shqiptar.
Kronikë nga gazetari Halil Berisha.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.