24.01.2019 · përditësuar para 2729 dite1 min lexim
Ka ndërruar jetë një ditë më parë, në Spitalin e Pejës, Dr. Orhan Gafurri.
Kështu ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në facebook, transmeton Klan Kosova.
Mësohet se Dr. Orhan Gafurri ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës, ndërsa kolegët e tij sot e kanë kujtuar atë me një minutë heshtje.
''Spitali i Përgjithshëm në Pejë përkujtoi Dr.Orhan Gafurrin i cili vdiq dje në vendin e punës.
Njeri i madhë, gjithmonë pozitiv dhe gjithmonë në shërbim të atyre që kishin nevojë.
I përjetshëm kujtimi për ty Dr.Orhan.
Ngushëllime familjes Gafurri''.
Shkaqet e vdekjes së doktorit në vendin e tij të punës ende nuk janë bërë të ditura.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.