Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish-kryetari i klubit të Gjilanit në futboll, Shukri Sulejmani.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Sulejmanit e ka bërë të ditur SC Gjilani në llogarinë e tyre në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Ish presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollit e sportit vendor në përgjithësi me kontributin e tij, ku në vitet e vështira të pasluftës, ai, dha gjithçka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollit tonë”, thuhet në njoftim.
“Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.