Lajmet e fundit

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare korrespodenti i BBC Sir Terry Wogan, këtë lajm e ka konfirmuar familja e tij.
Në një deklaratë ata thanë: “Terry Ëogan vdiq sot pas një beteje të shkurtër, por të guximshme me kancerin”, transmeton Klan Kosova.
“Ai vdiq i rrethuar nga familja e tij. Kërkojmë që privatësia ynë të respektohet”.
Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall ka thënë: “Terry me të vërtetë ishte një thesar kombëtar”.
Sir Terry kishte një karrierë 50 vjeçare në televizion dhe radio.
Ai poashtu ishte edhe zëri i Eurovision për shumë vite me rradhë.