Lajmet e fundit

Arkitektja Zaha Hadid, si pasojë e një sulmi në zemër ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.
Hadid, është një nga femrat më të njohura në histori dhe e para femër e cila mori medaljen e Artë të Mbretit, për arritjet dhe sukseset e saja në rrugën e arkitetkturës, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Arkitektja Zaha, kishte origjinë irakiane dhe ishte pjesëmarrëse edhe në konkursin për dizajnimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.
Zaha Hadid, ka dizajnuar objekte të rëndësishme botërore e ndër to është edhe ndërtesa e ‘’London Olympic Aquatic Centre’’, dizajne të cilat porositeshin në mbarë globin duke përfshirë këtu Hong Kong-un, Gjermaninë dhe Azerbajxhanin, përcjellë Klan Kosova.