Po ndodhin zhvillime të nxehta në tregun e transferimeve për lojtarin italian të Galatasarayt, Nicolo Zaniolo.
Sipas raportimit të Fabrizio Romano, Udinese po vazhdon përpjekjet për Zaniolon. Megjithatë, kërkesat e palëve ende kanë një diferencë të konsiderueshme dhe për momentin nuk është arritur ndonjë marrëveshje zyrtare, raporton Klankosova.tv.
Ndërkohë që interesimi i Udineses vazhdon, thuhet se edhe klube të tjera po monitorojnë situatën e italianit. Më parë, klube si Benfica, PSV Eindhoven, Sunderland dhe Flamengo gjithashtu kishin vënë emrin e Zaniolos në fokus.
Zaniolo sezonin e kaluar ishte i huazuar fillimisht te Atalanta e pastaj te Fiorentina. Derisa në edicionin 2023-24 luajti te Aston Villa i huazuar nga Galatasaray.
Ish-lojtari i Romës ka kontratë me Galatasarayn deri në vitin 2027 dhe vlera e tij aktuale në treg është rreth 12 milionë euro. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.