Ndërpritet ndeshja Bashkimi-Peja, Dardan Berisha lëndohet pas hedhjes së gjësendeve nga shikuesit
Ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës mes KB Bashkimit dhe Go+Peja, është ndërprerë.
Arsyet që çuan deri te ndërprerja janë hedhjet e gjësendeve nga shikuesit në sallë.
Si pasojë, basketbollisti pejan, Dardan Berisha, ka pësuar lëndime dhe është parë i gjakosur.
Për rastin ka reaguar edhe vetë klubi pejan, duke thënë se Berishës i është çarë koka.
“Basketbollistit tonë Dardan Berisha i është qarë koka nga goditjet dhe hedhjet e publikut në Prizren. Skuadra jonë largohet në drejtim të zhveshtoreve”, ka shkruar në njoftimin e KB Go+Peja. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.