Ditën e martë (nesër) disa zona të qytetit të Vlorës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të ri të ujësjellësit.
Sipas njoftimit zyrtar të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, gjatë kësaj dite do të realizohen lidhjet e nyjeve të rrjetit të ri me rrjetin ekzistues, konkretisht në zonat Lungomare, lagjja “24 Maji” dhe lagjja “1 Maji”, transmeton Klankosova.tv.
Për shkak të këtyre ndërhyrjeve, do të stakohet edhe stacioni kryesor i furnizimit, çka do të sjellë ndërprerje të plotë të ujit në zonat bregdetare si Uji i Ftohtë, Lungomare, 10 Korriku, Kalaja dhe Jonufra.
Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetit të Vlorës pritet të përballet me mungesë të përkohshme të ujit vetëm gjatë orëve të pasdites të së martës.
Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi me ujë do të rikthehet në normalitet gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shqipëria dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.