Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë një mesazh urimi me rastin e shënimit të 9 Majit-Ditës së Evropës.
Rama në rrjetet sociale ka thënë se Shqipëria është sot më pranë se kurrë familjes evropiane
“Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan ai.
Çdo vit më 9 Maj, festohet kjo ditë e cila simbolizon fillimin e bashkëpunimit dhe unitetit në kontinent pas Luftës së Dytë Botërore.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.