Në mesin e të gjitha figurave të shahut, mbreti është kryesori.
Për këtë arsye, është cak i kundërshtarit për ta arritur fitoren në shah. E ky sport i mendjes, në Kosovë e ka mbretin e vet.
Nderim Saraçi këtë vit siguroi titullin e nëntë të kampionit, derisa këtë për herë të parë e kishte shijuar në vitin 2013.
Përveç në Kosovë, Saraçi sukses korri edhe jashtë shtetit.
Ai, për Minuta e Fundit në Klan Kosova, foli për synimet e tij si dhe e komentoi fotografinë e dy futbollistëve, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
https://www.youtube.com/watch?v=1yAebyD9wiE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.