Organizatorët e festivalit të këngës "Eurovision" e kanë ndaluar konsumimin e alkoolit në finalen e sotme në Rotterdam të Holandës.
Ky vendim u bë për ta siguruar distancimin social, pasi njëri nga anëtarët e përfaqësuesve të Islandës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raporteve, organizatorët menduan se lejimi i pirjes do të rrezikonte përhapjen e virusit dhe mund të ndikonte në masat e rrepta të distancës sociale që janë në vend.
Ndërsa shumë artistë janë absolutisht të zemëruar nga ky vendim,sepse nuk besojnë se incidenti i virusit në ekipin Islandez kishte ndonjë lidhje me alkoolin që konsumohej, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.