Hulumtimi i ri ka treguar se ka një mënyrë të të bërit dush që nuk do t'ju lë të ndjeheni të lodhur kur dilni nga banjo.
Uebfaqja shëndetësore “Self” raporton se një dush i nxehtë në të vërtetë ka efektin e kundërt me zgjimin dhe në fakt na bën të përgjumur, saqë mjekët rekomandojnë një dush të nxehtë për njerëzit që kanë probleme me të rënit në gjumë, shkruan Mirror.co.uk, përcjell Klankosova.tv
Momenti kur dilni nga dushi në ajrin e ftohtë bën që temperatura e trupit të bjerë në mënyrë dramatike, duke shkaktuar një gjendje më të relaksuar.
Në mënyrë që të ndiheni më të freskët dhe me energji, faqja rekomandon një rutinë krejtësisht të re dushi.
Pak para se të dilni nga dushi, duhet ta ktheni ujin në një temperaturë të ftohtë për 30 sekonda. Pastaj shtyjeni temperaturën përsëri në të nxehtë për të hapur enët e gjakut, para se të laheni edhe një herë me ujë të ftohtë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.