Lajmet e fundit

Sly Stone, frontmeni i grupit legjendar Sly and the Family Stone, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe probleme të tjera shëndetësore.
Në një deklaratë të familjes thuhet se ai u nda nga jeta i rrethuar nga tre fëmijët e tij, miku më i ngushtë dhe familja e zgjeruar, transmeton klankosova.tv.
''Ndërsa e vajtojmë mungesën e tij, gjejmë ngushëllim në trashëgiminë e tij muzikore që do të frymëzojë breza të tërë'', thuhet në deklaratë.
https://www.youtube.com/watch?v=UpUCJWlN0sE&list=RDUpUCJWlN0sE&start_radio=1