03.02.2017 · përditësuar para 3448 dite1 min lexim
U nda nga jeta Dritëro Agolli, patriarku i letrave shqipe, në moshën 85 vjeçare.
Shkrimtari i madh ndërroi jetë në sanatoriumin e Tiranës, shkruan shqiptarja.com
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit.
Prej 4 ditësh Agolli ishte shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje në mushkëri.
Iku nga kjo jetë njeriu i rrallë për nga thjeshtësia me të cilën komunikonte, mikpritësi që e hapi derën e tij për të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat.
Shtëpia e tij do të mbetet muze i memories për qindra shqiptarë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.