Aktorja e famshme amerikane, Peggy Lipton, ka vdekur në moshën 72 vjeçare.
Lipton e cila njëherësh kishte qenë edhe modele, kishte marrë famë në vitet e 60-ta në serinë "The Mod Squad", ndërkaq njihej edhe për rolin e saj në serinë "Twin Peaks".
Ajo mësohet të ketë vdekur nga kanceri, ndërkaq për vdekjen e saj u njoftua të shtunën nga bijat e saj, Kidada dhe Rashida Jones, të cilat i ka nga martesa me producentin e famshëm, Quincy Jones.
"Ajo bëri udhëtimin e saj paqësisht me të bijat dhe mbesat pranë", kanë shkruar bijat e saj në një deklaratë për Los Angeles Times.
"Ne ndjehemi aq shumë me fat për secilin moment që e kemi kaluar me të".
https://www.youtube.com/watch?v=_6GvEB1t4Eo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.