Ka vdekur bashkëthemeluesi dhe kitaristi i grupit irlandez të rokut “The Script”, Mark Sheehan.
46-vjeçari vdiq në spital të premten pas një sëmundjeje të shkurtër, njoftoi grupi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sheehan formoi grupin në vitin 2001 së bashku me vokalistin Danny O'Donoghue dhe bateristin Glen Power.
Një deklaratë në faqet e rrjeteve sociale të grupit tha se Sheehan ishte një "burrë, baba, vëlla, shok dhe mik shumë i dashur".
Ai u kërkoi fansave të respektojnë privatësinë e familjes së tij dhe shokëve të grupit.
Presidenti i Irlandës Michael D Higgins tha se Sheehan ishte një shembull "i jashtëzakonshëm" i suksesit muzikor irlandez në skenën botërore.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.