Autorja e njohur britaniko-amerikane, Barbara Taylor Bradford, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare
Bradford vdiq të dielën në shtëpinë e saj në mënyrë paqësore, pas një sëmundjeje të shkurtër, e rrethuar nga të dashurit e saj, transmeton klankosova.tv.
Lajmin e ka konfirmuar faqja e saj zyrtare.
Një ceremoni private funerale do të mbahet në New York, ndërsa autorja do të varroset pranë bashkëshortit të saj, Robert Bradford.
Ajo ishte e njohur për romanin e saj debutues të vitit 1979,
"A Woman of Substance", dhe për krijimin e 40 romaneve të tjera, shumica prej të cilave ishin bestseller ndërkombëtar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.