Në Oscars 2021 deri tani janë ndarë gjashtë çmime një ndër to është edhe çmimi për "Skenarin më të mirë origjinal", ku u fitua nga filmi "Promising Young Woman" i regjisores dhe skenaristes angleze, Emerald Fennell.
Pas tij, kategoria "Skenari më i mirë i përshtatur" ku u fitua nga filmi "The Father". Më pas, doli filmi më i mirë ndërkombëtar i metrazhit të gjatë që u fitua nga danezët me "Another Round".
Aktori Daniel Kaluuya është ai që fitoi kategorinë "Aktori më i mirë në rolin e dytë", transmeton Klan Kosova.
Ndërsa filmi, "Ma Raineys Black Bottom" fiton dy çmime në kategoritë " Veshjet më të mira" dhe "Grimi dhe stilimi i flokëve më i mirë".
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.