Edicioni i 93-të i ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Oscars 2021” është duke vazhduar të mbahet deri tani aty janë ndarë pothuajse gjysma e çmimeve.
Një ndër çmimet e fundit që u nda tani është ai për "Dokumentarin më të mirë të metrazhit të gjatë" që u fitua nga "My Octopus Teacher", që është me realizim të Pippa Ehrlich, James Reed dhe Craig Foster.
Ndërsa, "Filmi më i mirë i animuar" shkoi për filmin "The Sound" të kompanisë Pixar, njofton Klan Kosova.
Këtu më poshtë keni disa nga çmimet e fundit që janë ndarë deri tani:
"Tingulli më i mirë" fitohet nga filmi "Sound Metal" i Nicolas Becker, Jaime Baksht, Michelle Couttolenc, Carlos Cortés dhe Phillip Bladh.
"Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtë" fitohet nga Distant Strangers i regjisorëve Travon Free dhe Martin Desmond Roe.
"Filmi i animuar i metrazhit të shkurtë" fitohet nga "If Anything Happens, I Love You" me regji të Ëill McCormack dhe Michael Govier.
"Filmi më i mirë i animuar" fitohet nga "The Soul" prodhim i kompanisë Pixar.
"Dokumentari më i mirë i metrazhit të shkurtë" fitohet nga "Colette" me regji të Wash Westmoreland.
"Dokumentari më i mirë i metrazhit të gjatë" fitohet nga "My Octopus Teacher" me realizim të Pippa Ehrlich, James Reed dhe Craig Foster
"Regjisorja më e mirë" u fitua nga kinezja Chloe Zhao.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.