Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njotuar se janë ndarë 4.5 milionë euro për rinovimin e Stadiumit të Drenasit.
Çeku tha se kanë nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Drenasit dhe po e nisin fazën e fundit të ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”
“Kemi nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Drenasit dhe po e nisim fazën e fundit të ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”, që ta kthejmë në një hapësirë të denjë, funksionale dhe të gatshme për ndeshje e tifozë. Komuna do të kontribuojë me 875 mijë euro dhe do të udhëheqë punimet në terren”, shkroi ai, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Çeku u shpreh se po realizohet plani investiv për Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.