NBC e ka rikthyer serinë Brooklyn Nine-Nine edhe për një sezon, pasi që ky shou u anulua paraprakisht nga Fox.
Dje fansat e kësaj serie shfaqën zemërimin kur u konfirmua që kjo seri nuk do të kthehej në ekrane edhe për një stinor tjetër.
Mes kritikëve për një veprim të tillë ishin edhe yje si Mark Hamill dhe krijuesi i “Hamilton”, Lin-Manuel Miranda.
Ndërkaq tani, është konfirmuar që NBC e ka rikomisionuar shoun edhe për 13 episode të reja.
Thuhej që edhe Netflix, Hulu dhe TBS ishin të gatshme që ta marrin në duar projektin e flakur tutje nga Fox.
“Që kur ia kishim shitur këtë shfaqje Fox-it, i kam rënë pishman që e kam bërë këtë, dhe është kohë mëse e pritur që kjo seri të kthehet në shtëpinë e vet të ligjshme”, tha kreu i NBC-së, Robert Greenblatt.
https://www.youtube.com/watch?v=IXoB2itDFTU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.