Golden State siguron kalimin në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Edhe pse pa yllin e skuadrës, Curry, Warriors shkatërruan Houston Rockets me rezultatin e thellë 114-81, duke e mbyllur serinë me fitoren e përgjithshme 4-1.
Kampionët në fuqi u udhëhoqën në gjysmëfinalen e dytë radhazi të Perëndimit nga Klay Thompson. Paraqitje e shkëlqyer e basketbollistit të rritur në Ëashington, me 27 pikë, mes të cilave realizoi 7 goditje për 3 pikë. Për Houston nuk mjaftoi paraqitja e mirë e James Harden, autor i 35 pikëve. Tashmë Golden State Ëarriors presin të mësojnë rivalin e ardhshëm, që do të jetë fituesi i duelit ndërjet Los Angeles Clippers dhe Portland Blazers.
Këta të fundit duken edhe si kundërshtarët më të mundshëm, sepse me fitoren 108-98 në Kaliforni kryesojnë serinë me shifrat 3-2. Suksesi tejet i rëndësishëm përballë Clippers u realizua edhe prej faktit që ekipit nga Los Angeles i mungojnë të dëmtuarit Chris Paul e Blake Griffin. Në radhët e Portland spikati Damian Lillard me 22 pikë, nga të cilat 16 i realizoi vetëm në periodën e katërt, ndërsa Blazers kanë shansin që të sigurojnë kalimin në gjysmëfinale në sfidën e radhës në Moda Center.
Surpriza e mbrëmjes u realizua nga Charlotte, në duelin më të ekuilibruar të fazës play-off. Bobcats fituan 90-88 në fushën e Miami, duke kryesuar 3-2 serinë përballë Heat. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Jefferson me shokë, falë një loje me intensitet, kurajë, por edhe të karakterizuar nga vendime të diskutueshme të gjyqtarëve. Miami Heat janë të detyruar që të realizojnë përmbysjen e madhe në Time Warner Cable Arena. /supersport.al
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.