Toronto Raptors e ka të vështirë të bëjë dy fitore radhazi. Pas suksesit në kohën shtesë ndaj Denver Nuggets skuadra kanadeze u mposht 102 – 99 nga Sacramento Kings, që e rrëmbeu fitoren pikërisht në minutat e fundit për vetëm tri pikë më shumë. Në “Golden 1 Center” të Sacramentos, Raptors të udhëhequr nga Lowry dhe Valanciunas, që shënuan 25 dhe 23 pikë secili, shpërdoruan një avantazh prej 10 pikësh të arritur që në periodën e dytë, me Kings që nuk u dorëzuan për të siguruar në fund fitoren e 5-të sezonale.
Fitore e rëndësishme 105-91 edhe për Denver Nuggets ndaj Utah Jazz, që me këtë disfatë, që ishte e katërta radhazi, konfirmon formën e dobët që po kalon. Në “Pepsi Center” nuk mjaftoi forma e mirë e Heyward, që shënoi në total 25 pikë, pasi Nuggets e kontrolluan rezultatin falë lojës si skuadër.
Oklahoma City Thunder u dorëzua vetëm në kohën shtesë ndaj Indiana Pacers, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Westbrook, që edhe në këtë rast rezultoi më i miri mpi parket me 31 pikë, 15 asiste dhe 11 topa të rikuperuar.
Për Indianën sptikati Teague me 30 pikë, 9 asist dhe 5 ribound, ndërsa Young shtoi 20 pikë të tjera për skuadrën nga Indianapolis, shkruan SuperSport.al.
Në takimin e fundit të mbrëmjes, Los Angeles Lakers dështoi përballe publikut kalifornian ndaj Chicago Bulls, që triumfoi me rezultatin 110 – 118. Në “Staples Center” komandoi Jimy Butler me 40 pikë, 6 asist dhe 7 ribaund në thuasje 40 minuta lojë. Ndërsa për Lakers më i miri rezultoi Williams reziloi 25 pikë.