NBA po vazhdon të sjellë ndeshje shumë interesante dhe dramatike. Mëngjesin e së martës u zhvilluan gjithsej, 15 ndeshje në garën më të famshme në basketboll.
Atlanta Hawks ka mposhtur ekipin e Milwaukee Bucks, me rezultat 117-98. Pas nëntë fitoreve kjo ishte disfata e parë e “Drerëve” në këtë edicion në NBA, ndërsa “Skifterët” kanë 7 fitore e tre humbje.
Formë të dobët në 10 takimet e para po tregon e Los Angeles Lakers. “Engjëjt” e pësuan humbjen e tetë sezonale teksa kanë vetëm dy fitore. Ekipi i radhës që e mposhti ishte Utah Jazz, me rezultat final 139-116.
Ndryshe nga Lakers, rivali i tij Los Angeles Clippers triumfoi në “Crypto.com Arena”. Clippers fitoi kundër Cleveland Cavaliers, me rezultat 119-117.
Me paraqitje solide po vazhdon Dallas Mavericks. Ky ekip triumfoi ndaj Brooklyn Nets me vetëm 2 pikë epërsi, 86-94.
Te fitorja u kthye Golden State Warriors. Pas pesë humbjeve rresht, kampioni në fuqi arriti të triumfojë. Skuadra që e pësuan nga “Luftëtarët” ishte Sacramento Kings, me shifrat finale 116-113.
Të martën fitoi edhe nënkampioni aktual. Boston Celtics, me rezultat 109-106 e mposhti ekipin e Memphis Grizzlies.
Rezultatet e nëntë takimeve tjera që u zhvilluan në mëngjesin e së martës:
Charlotte Hornets 100-108 Washington Wizards
Orlando Magic 127 – 134 Houston Rockets
Detroit Pistons 112-103 Oklahoma City Thunder
Indiana Pacers 129 – 122 New Orleans Pelicans
Philadelphia 76ers 100-88 Phoenix Suns
Miami Heat 107 107 – 110 Portalnd Trail Blazers
Chicago Bulls 111-97 Toronto Raptors
Minnesota Timberwolves 107-120 New York Knicks
San Antonio Spurs 109-115 Denver Nuggets.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.