Secila nga tri ndeshjet e deritashme ndërmjet Golden Stare dhe Cleveland ka tërhequr, mësatarisht, vëmendjen e 18 milionë e 463 mijë shikuesve në televizionin ABC, që është shtëpia e playoffit të ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Trafiku më i madh është regjistruar në takimin e tretë, që u luajt të martën mbrëma, me 23 milionë e 527 mijë veta që e ndoqën atë, nga ora 11:30 deri në 11:45 të mbrëmjes.
Kjo ndeshje, krahasuar me meçin e tretë të finales së vjetme, që u luajt mes Miamit dhe Spurs, ka shënuar ngritje prej 29 për qind.
Finalet e NBA-së vazhdojnë sonte, me ndeshjen e katërt, që luhet në Cleveland. Cavaliers është duke udhëhequr serinë 2 me 1 ndaj Warriors.
Kampion shpallet ekipi i cili arrin të shënojë 4 fitore i pari.
https://www.youtube.com/watch?v=7fWItKMvzTk
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.