San Antonio Spurs është rikthyer tek fitorja pas 11-të disfatave rresht në NBA.
Spurs në “AT&T Center” triumfoi përballë Houston Rockets, me rezultat 118-109. Më meritori për këtë triumf ishte basketbollisti Keldon Jonson i cili realizoj 32 pikë, 7 kërcime e dhuroi një asistim.
Kjo ishte fitorja e parë e Spurs që nga 12-të nëntori kur kishte triumfuar përballë Milwaukee Bucks, me rezultat 111-93.
Në mengjesin e së premtes u zhvilluan edhe dy takime tjera interesante në NBA.
Miami Heat ka arritur të fitoj në shtëpi kundër Los Angeles Clippers, me shifrat finale 115-110. Bam Adebayo ishte fantastik me “double-double” prej 31 pikëve, 10 kërcimeve e katër asistimeve, ndërsa për ekipin humbës më së shumti u dallua Paul George me 29 pikë të shënuara.
Sfida e fundit e mengjesit të së premtes u zhvillua në “Moda Center”.
Këtu në mënyrë dramatike triumfoi Denver Nuggets ndaj Portland Trail Blazers, me rezultat shumë të ngushtë 120-121. Pavarësisht humbjes Damian Lillard ishte i pandalshëm duke arritur të realizoj plot 40 pikë për 37 minuta lojë.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.