Rikthimi i Derrick Rose nuk e ndihmoi Chicago Bulls të mposhte Dallas Mavericks në NBA, me ekipin nga Illinois që humbi 83-77 përballë teksanëve. Chicago e nisi mirë ndeshjen teksa mori kryesimin 22-18 pas periodës së parë, por epërsia e Bulls nuk zgjati shumë, pasi dy minuta pas fillimit të periodës së dytë të lojs Dallas u rikthye përpara, por Bulls sërish arriti të marrë kryesimin me një rezultat të pjesshëm 10-2 duke vajtur në 34-28. Në pushim Chicago madje falë pikëve të Rose kryesonte deri në +10 për shifrat 46-36. Rose që e mbylli ndeshjen me 18 pikë në total, vuajti në pjesën e dytë të ndeshjes me Dallas që arriti jo vetëm të shkurtojë diferencën por gjithashtu të marrë dhe kryesimin 61-59 në fillimin e periodës së fundit. Noëitzki, me një goditje të saktë për 3, arriti të coi rezultatin 79-72, 2 minuta e 15 sekonda nga fundi, Chicago provoi të rikthente ndeshjen por Butler, që të enjten pati realizuar 53 pikë në total, gaboi dy herë radhazi nga vija për 3 në 12 sekonda e fundit dhe Chicago humbi me rezultatin 83-77. /supersport.al
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.