Yjet e rinjë të NBA sfidojnë njëri-tjetrin, New Orleans përballë Memphis.
Dy skuadra që kanë shumë basketbollistë të rinj dhe të talentuar në NBA, New Orleans Pelicans dhe Memphis Grizzlies duelojnë me njëra-tjetrën mëngjesin e të mërkurës. Dueli mes tyre transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 me fillim nga ora 01:30.
Dy rishtarët më të mirë të NBA Draftit të vitit të kaluar, Zion Williamson dhe Ja Morant sfidohen edhe një herë mes vete për ta parë se cili nga ta shkëlqen më shumë dhe për të trasuar rrugën “playoff” për skuadrat në të cilat luajnë.
Aktualisht, Memphis janë në pozitën e nëntë të perëndimit me 11 fitore dhe po aq humbje, nga ana tjetër Pelikanët e New Orleans kanë poashtu 11 fitore, por numri I humbjeve të tyre është më I lartë, plotë 15.
Neë Orleans, 5-shja e mundshme titullare:
Lonzo Ball, Eric Bledsoe, Brandon Ingram, Zion Williamson, Steven Adams.
Memphis, 5-shja e mundshme titullare:
Ja Morant, Grayson Allen, Kyle Anderson, Dillon Brooks, Jonas Valanciunas.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.